I është kapur 6 herë kokainë, kompania "Alba Exotic Fruit" do mbetet nën sekuestro, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin

30 July 2022, 12:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I është kapur 6 herë kokainë, kompania "Alba Exotic
Kompania e bananeve "Alba Exotic Fruit" dhe Eduart Dauti

Kompania e bananeve "Alba Exotic Fruit" do të mbetet nën sekuestro. Ky është vendimi që ka marrë Gjykata e Lartë, duke mospranuar kërkesën në rekurs.

“Mospranimin e rekursit të Shoqërisë “ Alba Exotic Fruit” sh.p.k, kundër vendimit nr. 20, datë 01.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin publik të Gjykatës së Lartë.

Pronari i kompanisë "Alba Exotic Fruit", Eduart Dauti ndodhet në burg që prej datës 6 Prill. Në kontejnerët me banane të kësaj kompanie janë gjetur 6 herë kokainë me një sasi rreth 180 kg.

D javë më parë Gjykata e Posaçme i dha tre muaj afat SPAK që të hetojë trafikun e kokainës të kapur në kontenierët e kompanisë "Alba Exotic Fruit" që sollën banane në Shqipëri. Afati është përcaktuar deri më 13 tetor 2022 pasi SPAK thotë se po pret letër-porosi nga Holanda dhe Ekuadori.


Video