Humb jetën një pushuese në bregdetin e Vlorës, çfarë dyshohet

30 July 2022, 13:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Humb jetën një pushuese në bregdetin e Vlorës,
Foto ilustruese

Një pushuese ka humbur jetën këtë të shtunë në bregdetin e Vlorës. Viktima është shtetasja I.Y., 54 vjeçe, banuese në Tiranë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se duke qëndruar në breg të detit, gruas dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, te “Uji i Ftohtë”. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.


Video