Hipi mbi karrigen në ballkon sapo u zgjua, dy vjeçari shqiptar bie nga kati i tretë dhe është në "luftë" me vdekjen

3 August 2022, 19:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

Hipi mbi karrigen në ballkon sapo u zgjua,  dy vjeçari shqiptar bie
Vendi i ngjarjes

Një fëmijë 2-vjeçar shqiptar ka rënë nga kati i tretë i banesës ku jetonte  në Monza të Italisë dhe është plagosur rëndë.

Mediat italiane raportojnë se 2-vjeçari i quajtur Arli,  pasi është zgjuar ka hipur në karrigen që ishte vendosur në ballkon dhe ka rënë në tokë. Ai ishte lënë nën kujdesin e gjyshërve pasi prindërit kishin shkuar në punë.

“Dëgjuam një zhurmë, dolëm jashtë dhe pamë atë trup të vogël në tokë, nuk jepte shenja jete,”-tha fqinji.

Edhe gjyshi, sapo pa Arlin e vogël nga dritarja, vrapoi poshtë i dëshpëruar. Duke kërkuar ndihmë dhe duke bërë thirrje për ndihmë. Foshnja u çua në spital pa ndjenja dhe në gjendje shumë të rëndë dhe tani po lufton për jetën në repartin e Neuroreanimacionit.

Në spital është shtruar edhe gjyshi i tij, i cili e përjetoi shumë keq rrëzimin e nipit të tij, Arlit. Prindërit e Arlit, babai Fabio, nëna dhe gjyshi kanë jetuar në zonë prej vitesh.


Video