Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka njoftuar se do të mbajë një protestë përpara Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Kjo protestë mbahet pas bojkotit të proceseve gjyqësore lidhur me miratimin e hartës së re gjyqësore. Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka njoftuar të gjithë avokatët e Shqipërisë që protesta do të mbahet më 14 korrik në orën 11:00.
Prej tre javësh avokatët në të gjithë vendin janë duke bojkotuar seancat, si reagim i hartës së re gjyqësore që pritet të miratohet nga qeveria.
Por bojkoti i tyre ka shfaqur edhe probleme sociale pasi shumica e mbrojtësve ligjore duhet të paguajë detyrimet ndërsa po përballen edhe me reagimet e klienteve, të cilët kërkojnë të shkojnë në seancët gjyqësore.
