"Hakerat" kërcënojnë shqiptarët me mesazhe anonime, lënë si numër kontakti Metën dhe Kryemadhin

19 July 2022, 22:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Hakerat" kërcënojnë shqiptarët me mesazhe
Ilir Meta, Haker dhe Monika Kryemadhi

Mijëra mesazhe kërcënuese po mbërrijnë nga numra të paidentifikuar në celularët e qytetareve shqiptare. Kjo po nodh pak ditë pas hakerimit të sistemit online të portalit qeveritar “e-Albania”.

Ende nuk dihet se nga është burimi i daljes së këtyre mesazheve, por dyshohet se numrat telefonikë mund të jenë nxjerrë pas hakerimit të sistemit online qeveritar.

"Pse duhet të shpenzohen taksat tona për terroristët e Durrësit?", "Politikanët shqiptarë kanë sakrifikuar njerëzit për të mbështetur terroristët e ISIS dhe MKO" janë disa prej mesazheve të mbërritura në telefonat e shqiptarëve.

Dyshimet shtohen edhe më shumë kur në mesazh bëhet thirrje që të kontaktohen numrat “068 20 31 701” (që është numri i kontaktit me Presidencën), 069 70 47 470 (kontakti me Kryemadhin) dhe 068 20 30 272 (kontakti me zyrën e Kryeministrisë).

Të gjitha mesazhet kanë ardhur nga “IKUB 2016” në numra të ndryshme të qytetarëve, duke shtuar rrezikun që të dhënat e kompanive telefonike të jenë prekur. "IKUB" është emri i një prej kompanive që ka bashkëpunuar në ngritjen e sistemit qeveritar “e-Albania”.

Sulmi kibernetik vjen disa ditë pas kontrolleve të SPAK në banesat e muxhahedinëve në kampin e vendosur në Manzë të Durrësit.



Video