'Hajde pafshim'/ Si policja e infiltruar spiunonte për të dashurin SHQIPTAR, krahu i djathtë i Eskos (Përgjimet)

30 September 2022, 11:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Hajde pafshim'/ Si policja e infiltruar spiunonte për të

Esmin Ferhati 30 vjeç dhe 31 pjesëtarët e bandave që ai drejtonte u arrestuan më 27 shtator nga policia greke, ndërsa Esko siç njihet ndryshe koka e bandave ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u qëllua me armë zjarri nga një oficere policie, pasi u përlesh, pasi tentoi t’i shmangej arrestimit. Ndërsa janë pikasur pjesët nga bisedat e polices së infiltruaar e cila spiunonte për llogari të bandave shqiptare.

Mediet greke kanë publikuar fragmente nga bisedat që mafiozi shqiptar, Esmin Ferbënte me anëtarët e tre bandave që drejtonte në zonën e Atikës në Greqi.

Gjeorgjia 22 vjeç është arrestuar gjithashtu. Sipas protothema.gr Gjeorgjia kishte lidhje dashurie me djalin që në bandë quhet Xhulio dhe sipas hetimeve konsiderohet si krahu i djathtë i Eskos, pseudonimi i Esmin Ferhatit.

Duke qenë se 22- vjeçarja Gjeorgjia ishte në një lidhje dashurie me “Xhulion”, krahun e djathtë të “Eskos”, grupi i grabitësve shqiptarë e shfrytëzonte atë për të marrë informacione nga aksionet që parashikoheshin të ndodhnin për kapjen e tyre.

Në atë kohë, 22- vjeçarja greke ishte një punonjëse e provës në komisariatin e “Zografou”. Në orën 00:02 të datës 29 janar 2022, punonjësja praktikante e Policisë ka kontaktuar me telefon me

Vasilin dhe nga biseda rezulton se ajo e ka informuar me terminologji të koduar se “Esko” po monitorohej nga autoritetet policore.

Gjeorgjia: Të të them çfarë po bën?

Vasili: Këtu jemi ulur po na çmendin …kush është ai? Përshëndetje.

Gjeorgjia: E mbani mend atëherë që shkuam në karting?

Vasili: Dhe a do të vinte edhe shoku i tij, Janis?

Shoku i Vasilit: Cili Janis është shoku i tij?

Gjeorgjia: U largua apo është këtu?

Gjeorgjia: Eh, të kesh kujdes me makinën. Sepse ti më the qe nuk ka goma të mira. Gjashtë minuta më vonë, në orën 00:08 të datës 29 janar, pas telefonatës me oficerin e Policisë në provë, Vasili kontakton vëllain e “Escos” dhe e informon për operacionin e autoriteteve policore.

Vëllai i “Eskos”: Eja këtu lart, ti?

Vëllai i “Eskos“: Këtu te porta!

Vasili: E bukur, bukur. Unë dua të them se ku jeni

Vëllai i “Eskos“: Ku jeni?

Vasili: Nëse je te porta, ulu atje dhe unë do të zbres atje poshtë.

Vëllai i “Eskos“: Hajde pafshim.

Vasili: Ok, pafshim.


Video