Gruaja tenton t'i japë fund jetës pas dhunës nga i shoqi, arrestohet 43-vjeçari në Dibër

3 July 2022, 15:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gruaja tenton t'i japë fund jetës pas dhunës nga i shoqi,
Foto ilustruese

Një 43-vjeçar nga Dibra ka rënë në prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë psikologjikë dhe fizike ndaj bashkëshortes.

Bashkëshortja e tij, pas dhunës, ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar lëndë helmuese.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 43-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. M., 43 vjeç, banues në Dibër.

Ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe si pasojë kjo e fundit ka tentuar vetëvrasjen duke konsumuar lëndë helmuese.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme


Video