Gripi i pulave, zv. ministrja: Asnjë rrezik për konsumatorët

25 March 2022, 15:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gripi i pulave, zv. ministrja: Asnjë rrezik për konsumatorët
Zëvendësministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci

Zëvendësministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci, ka bërë raportimin e përditshëm mbi situatën e gripit të shpendëve, ku gjatë orëve të fundit janë zbuluar dy vatra të reja në Divjakë dhe në Devoll.

“Aktualisht kemi një vatër të re në Divjakë dhe në Devoll, po shtohen masat për mbajtjen nën kotroll të situatës. Po kryhet tamponimi sipas rrezes që është vendosur, dhe po bëhet shuarja e vatrave”, tha Gjeci, e sila siguroi konsumatorët se produktet që shiten në treg, janë të pakontaminuara dhe mund të konsumohen pa problem.

“AKU ka kryer kontrolle në të gjithë territorin, deri tani nuk janë evidentuar shkelje, Policia e Shtetit është në bashkëpunim. Sigurojmë konsumatorët që nuk ka asnjë problem për mishin dhe vezët, që duhet t'i gatuani me temperaturë më të lartë se 70 grade celsius”, u shpreh zëvendësministrja. 


Video