Greku rrëzohet nga muret e kalasë së Gjirokastrës, përfundon me urgjencë në spital

3 September 2022, 23:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Greku rrëzohet nga muret e kalasë së Gjirokastrës,
Kalaja e Gjirokastrës

Një 39-vjeçar grek me iniciale K.V. ka mbetur i plagosur pasi është rrëzuar nga një mur në kalanë e qytetit të Gjirokastrës.

39-vjeçari ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Ai është dërguar në spital dhe gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi grek ka qenë në kalanë e qytetit për të ndjekur një koncert që po zhvillohet aty. Grupi hetimor i policisë nisi punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.


Video