Gojën e mbyllur me shirit të zi, gazetarët protestë para Kryeministrisë: O vëlla, më li të flas (FOTO)

4 July 2022, 19:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gojën e mbyllur me shirit të zi, gazetarët protestë para
Gazetarët në protestë

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, një grup gazetarësh kanë protestuar mbrëmjen e kësaj të hëne para godinës së Kryeministrisë. Kjo protestë e tyre vjen pasi kryeministri Edi Rama dënoi gazetarin Klevin Muka, duke e çuar për tre muaj në "riedukim" pas pyetjes që ky i fundit bëri ndaj ministres së Jashtme, Olta Xhaçka gjatë konferencës për shtyp.

"Më mirë riedukim, sesa gojën mbyllur", "O vëlla më li të flas", "Nuk na përjashton dot të gjithëve", "Z. Kryeministër, çfarë pyetje t'iu bëjmë nesër?", "Kur do flasim? vs Kur do pyesim?" janë disa prej pankartave që mbajnë në dorë gazetarët.

Gjithashtu, gazetarët kanë mbyllur gojën dhe me një shirit të zi në shenjë simbolike ndaj lirisë së mediave. I pranishëm në protestë ka qenë dhe vetë gazetari protagonist i rastit, Klevin Muka.

Lidhur me këtë rast, kanë ardhur shumë reagime nga organizatat e mediave brenda dhe jashtë vendit.



Video