GJKKO rrëzon Pajtime Fetahun, ish-gjyqtarja e Elbasanit do të qëndrojë në burg

28 May 2025, 16:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
GJKKO rrëzon Pajtime Fetahun, ish-gjyqtarja e Elbasanit do të
Pajtime Fetahu

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu për ndryshimin e masës së sigurisë.

Fetah prentendonte në kërkesë deklarimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit, por pas shqyrtimit të fakteve, gjyqtari Erjon Çela vendosi t’i rrëzojë pretendimet e ish-kolegës së tij dhe lënien e saj në burg.

Fetahu që prej muajit nëntor të vitit 2024 po mbahet në burgun e grave në Pogradec, në kuadër të një urdhër-arresti që u lëshua nga SPAK, mbi hetimet për Suel Çelën dhe anëtarët e grupit të tij në Elbasan, për të cilët akuzohet se i ka favorizuar dhe ka pasur komunikime, të zbuluara këto nga përgjimet e platformës së koduar “SKY ECC”.

Emri i saj doli sërish më pas në operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2” për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 urdhër-arreste. Sipas SPAK, Pajtime Fetahu dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe ndërkohë priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.

Fetahu njihej nga grupi i vëllezërve Franc e Hajdar Çopja si “Komshija”.


Video