GJKKO lë në BURG ish-të dashurën "BIZNESMENE" të Safet Bajrit, ndihmoi në VRASJEN e Licit!

14 October 2025, 12:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
GJKKO lë në BURG ish-të dashurën "BIZNESMENE"
Ish e dashura e Safet Bajrit, Eria Ago

Eria Ago, ish e dashura e Safet Bajrit do qëndrojë në qeli, pasi GJKKO nuk pranoi kërkesën e saj për zëvendësim të masës së sigurisë.

Ago u arrestua në muajin mars të këtij viti, pasi dyshohet nga Prokuroria e Posaçme se ajo drejtoi një nga automjetet që u përdor për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e shënuar në gusht të vitit 2018 në lagjen Kiras të Shkodrës.

Pavarësisht se 31-vjeçarja i ka mohuar akuzat e prokurorisë për përfshirjen e saj në këtë ngjarje, pretendimet e saj nuk janë marrë parasysh nga gjykata.

Eria Ago prej vitesh ishte kthyer në një “biznesmene”, pasi ishte pronare e një butiku rrobash, në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, në rrugën “Myslim Shyri”.

Emri i saj doli në dritë edhe kur Policia goditi një rrjet prostitucion në vitin 2020, ku nga aksioni i së cilës përfundoi në burg Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës”.

Vrasja e Fatbardh Licit është zbardhur pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin “Sky Ecc” dhe pamjeve filmike të kamerave të sigurisë në zonë.


Video