Gjendet pa jetë 29-vjeçarja shqiptare në Greqi, era e rëndë alarmon fqinjët

4 August 2022, 09:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet pa jetë 29-vjeçarja shqiptare në Greqi, era e
Ambulanca

Lamia është zgjuar sot nga një ngjarje tragjike.

Mediat greke bëjnë me dijen se një 29-vjeçare me origjinë shqiptare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në qendër të qytetit, ndërsa dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarë.

Mësohet se ishte aroma e rëndë që vinte nga banesa e saj, ajo që ka bërë që fqinjët të shqetësohen dhe të njoftojnë policinë. Pas futjes me forcë të policisë në banesë, ajo është gjetur e varur me një litar të improvizuar.

Sipas dyshimeve, mendohet se ajo i ka dhënë fund jetës një javë më parë, por nuk dihen shkaqet, ndërsa autoritet kanë nisur tashmë hetimet.


Video