Gjendet një makinë e djegur në Vlorë, dyshohet se është përdorur për ngjarje kriminale

14 April 2022, 08:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet një makinë e djegur në Vlorë, dyshohet se
Foto ilustruese

Një automjet është shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit në Vlorë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, ku është djegur plotësisht një automjet tip "fuoristradë", pa targa.

Ngjarja dyshohet e qëllimshme, teksa automjeti mund të jetë përdorur për të tërhequr ndonjë mjet lundrues, apo mund t'i jetë vënë zjarri për të shpërqendruar policinë. Për momentin nuk ende të tjera detaje mbi ngjarjen, teksa policia ka nisur hetimet.

 

 


Video