Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 41-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
Sipas policisë, shtetasi me inicialet A.H. është gjetur i pajetë nga fqinjët e tij. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale.
"Mesditën e sotme, në lagjen “5 Maji”, është gjetur i pajetë nga fqinjët, në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi A. H., 41 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën, për shkaqe natyrale", bën me dije policia e qytetit.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.