Gara për kreun e BKH, caktohet data për fazën tjetër kualifikuese

18 July 2025, 12:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gara për kreun e BKH, caktohet data për fazën tjetër
SPAK

SPAK ka caktuar datën 22 korrik për fazën tjetër kualifikuese të kandidatëve për kryesimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Shtatë kandidatët në garë janë njoftuar se në këtë datë duhet të paraqiten në zyrat qendrore të SPAK për esenë me shkrim. Kjo fazë vjen pas asaj të testit fizik.

Javën e kaluar, kandidatët iu nënshtruan testimit fizik, në disa disiplina sportive, test që u krye në ambientet e repartit RENEA.

Në 31 gusht i mbaron mandati Aida Hajnajt dhe në 1 shtator drejtori i ri duhet të marrë drejtimin me mandat 5-vjeçar. 


Video