FOTOLAJM/ Plotësohet shifra e parave për të sjellë fëmijët e çiftit shqiptar që u vetëflijuan në SHBA

12 Gusht 2022, 12:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çifti Ornela Shehi dhe Florind Belliu

50.OOO dollarë kanë grumbulluar deri më tani përmes donacioneve në Gofundme deri ditën e sotme pas kërkesës së dy motrave të Florind Belliut që duan të marrin kujdestarinë e fëmijëve.

Shuma totale që ato kërkuan nga publiku është 50 mijë dollarë, ndërsa me njoftimin që u hap vetëm disa orë më parë, duket se janë në rrugë të mirë dhe e kanë arritur shifrën.

FOTOLAJM/ Plotësohet shifra e parave për të sjellë

Çifti Ornela Shehi dhe Florind Belliu lanë pas dy djem të mitur (6 e 2 vjeç), Schwibe dhe Rayan. Hallat kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve në kohën kur ende nuk është bërë e qartë mënyra se si ata të dy përfunduan të hedhur nga ballkoni i katit të gjashtë.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 7 gusht në New York, ku çifti u gjet i vdekur poshtë ballkonit në oborrin e shtëpisë ku banonin në New York.

Video