"Fisheku në fole, gati për qitje"/ "Esko", shqiptari të cilit i frikësoheshin të gjithë në Athinë shoqërohej me eskortë

30 September 2022, 10:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Fisheku në fole, gati për qitje"/ "Esko",
Esko

Mafiozi shqiptar 30-vjeçar Esmin Ferhati i njohur ndryshe si “Esko” udhëtonte gjithmonë me shoferë, meshkuj apo femra, shoqërohej nga roje të drejtuara nga vëllai i tij dhe sa herë që dilte ballë për ballë me policinë mbante gjithmonë gishtin në këmbëz, duke ia dalë mbanë me ndihmën e grupit të punës të rrëshqiste nga kthetrat e rendit. 

Në tre dosjet që Prokuroria ka përgatitur për ta, pjesëmarrësit në grupin e tij përshkruhen dhe identifikohen me materiale video dhe fotografike, një nga një.

Karakteristikë është se ata nuk kanë ngurruar të rrahin dhe kërcënojnë me armë, çdo qytetar të thjeshtë,  për t’u zhvatur disa qindra euro, ndërsa “Esko” nuk ka marrë pjesë në to por vetëm ka drejtuar anëtarët, duke pasur rolin e krye-gangsterit, që të gjithë ata i frikësoheshin dhe i bindeshin me nderim urdhrave të tij.


Video