“Çfarë të them unë e shkreta”, flet mes lotësh motra e 33-vjeçarit: Ishte shok me viktimën (Video)

10 July 2022, 14:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Çfarë të them unë e shkreta”, flet mes
Pamje nga pusi ku humbi jetën, Besnik Veliaj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Lofkënd të Mallakastrës ku dy banorë të zonës teksa ishin duke pastruar pusin janë bllokuar brenda tij.

Bëhet fjalë për Bledar Bregun 33 vjeç i cili ndodhet në spitalin e Fierit dhe Besnik Veliaj 38 vjeç i cili ka ndërrur jetë. Nga ngjarja e rëndë ka mbetur i plagosur edhe zjarrfikësi Albens Zotaj i cili hyri për të shpëtuar dy banorët.

BW sjell dëshminë e motrës së 33-vjeçarit Bregu, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

E përlotur dhe në gjendje të rënduar psikologjike, Enkelejda Banaj thekson se vëllai i saj ishte shok me viktimën dhe të dy bashkë kishin hyrë për të pastruar pusin.

“Çfarë të them unë e shkreta, unë erdha nga Patosi sot, çfarë të them. E hapën pusin për të vaditur tokat. Ata ishin shokë, ishin të dy beqarë. Mami njoftoi burrin tim në Patos dhe erdhëm. Ishin futur për të pastruar pusin”, rrëfen e motra e 33-vjeçarit.

Video e marrë nga BW:

 


Video