Silueta e biznesmenit Ervis Martinaj, është parë mbrëmjen e 7 Gushtit 2022 në ambientet e një hoteli në plazhin e Durrësit dhe një ditë më pas, në 8 gusht 2022, imazhi i tij është parë në Tiranë në ambientet e një biznesi që ndodhet në zonën e “Zogut të Zi”.
Mijëra orë regjistrime kamerash dhe më shumë se 110 persona janë mbajtur nën përgjim nga Policia, por biznesmeni dhe i shumëkërkuari i SPAK është shfaqur vetëm në dy episodet e mësipërme.
Përsa i përket vendit në Durrës, mësohet se Martinaj ka qëndruar në Hotel Adriatik. Biznesmeni, i shoqëruar nga një vajzë nga qyteti bregdetar me të cilën kishte lidhje intime dhe figurë shumë e njohur publike, kanë hyrë në ambientet e hotelit në orën 21:15. Regjistrimi është bërë nga agjenti i Operacionales Jeton Lami.
Pamjet e kamerave veç Ervis Martinajt nxorën zbuluar dhe agjentin e Policisë Shqiptare, 28 vjeçarin që sot akuzohet për shpërdorim detyre. Jeton Lami jo vetëm që nuk ka njoftuar eprorët ose të bënte prangosjen e të shumëkërkuarit nga SPAK, por e ka shoqëruar atë me një mjet luksoz Audi A8 në Hotel Adriatik në Durrës.
Gazetarja Klodiana Lala tha në një intervistë për Euronews Albania për herë të fundit Ervis Martinaj është parë atë natë së bashku me një vajzë, me të cilën dyshohet se ka kryer marrëdhënie intime natën e 5 Gushtit, kanë qëndruar në hotel dhe një ditë më pas janë larguar nga aty nën shoqërinë e Jeton Lamit.
“Në datën 5 gusht në orën 21 e 15 minuta me një mjet “Audi” Ervis Martinaj, Jeton Lami së bashku me një vajzë shumë të njohur, pra figurë publike, janë shfaqur në zonën e një hoteli shumë të njohur në Durrës. Lami ka zbritur nga automjeti, ka shkuar te recepsioni, ka pronotuar dhomën për të qëndruar Martinaj dhe vajza që kishte një marrëdhënie intime me të. Ata janë larguar në orën 10 e ca nga aty”, tregoi gazetarja.
Ne gjykate me jelek antiplumb
Lami është shoqëruar sot në gjykatë me jelek antiplumb, ndërsa veprimet e tij, ngelen të dyshimta pasi nuk dihet me saktësi se ku e ka çuar ekzaktësisht, biznesmenin Ervis Martinaj në Tiranë dhe roli i tij në këtë ngjarje të mbushur me mister. Ai deri në këtë fazë hetohet për “Shpërdorim detyre”
Zhdukja
Zhdukja e njeriut që në Shqipëri, konsiderohet si “Mbreti i Lojrave të Fatit”, tashmë ka hyrë në spiralen e çështjeve paralele të hetuara pa rezultat nga prokuroria Shqiptare, si ajo e Eduard Belegut, Irena Selit, Remzi Hoxhës, Kleanthi Koçit, Albano Xhaferaj, Elvis Troqes, Leonard Mehmetit, Agron Molla, Gëzim Hysaj.
Prej 18 Majit 2022, Martinaj rezulton i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK, në kuadër të operacionit "Plumbi i artë" për akuzën e “Sigurimit të mjeteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, në dëm të Endrit Dokles. anëtar ky i një grupimi në Durrës dhe Tiranë, që njihet si “banda e Durrësit”.
Goditja
E teksa SPAK ka vijuar hetimet dhe policia operacionale, ka ndërmarrë disa operacione për arrestimin e Martinajt, në 17 Korrik 2022, Martinaj u godit mjaft rëndë, duke i ekzekutuar djalin e xhaxhait, Briland Martinaj, shokun Diklen Vatën dhe komshiun Besmir Hoxha.
Vrasësit kërkonin Vis Martinajn, skuadra e qitësve me pagesë në Fushë-Krujë nuk donte vetëm Brilandin
Tre javë nga kjo goditje e rëndë, Martinaj, është zhdukur në mënyrë të mistershme në Tiranë, duke mos mundur të gjendet asnjë e dhënë për vendndodhjen e tij. Babai i Martinajt, Mustafa Martinaj, në prokurori ka drejtuar gishtin drejt Endrit Dokles si person përgjegjës.
Dokle është marrë në pyetje dhe ka treguar se gjatë gjithë kohës ka qëndruar në Tiranë, në banesën e tij. Madje ka kërkuar nga prokuroria e Laçit dhe Policia e Shtetit, që të hetojnë çdo gjë të mundshme për verifikimin e plotë të tij në këtë çështje kaq misterioze.
Konflikti i hapur mes Martinaj dhe Dokles, doli në sipërfaqe dhe publikisht, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili ka treguar në SPAK se së bashku me Henrik Hoxhën ishte paguar 500 mijë euro nga Martinaj, për të vrarë Endrit Doklen.
Por ky nuk është rasti i vetëm që Martinaj ka konflikte, pasi një tjetër grup që njihet në Tiranë si “Klani Duka”, ka pasur mosmarëveshje të theksuara me grupin e Martinaj, duke regjistruar dhe viktima.
Njëherësh Ervis Martinaj u përplas haptazi dhe me grupin e Ervis Matës në 4 Tetor 2018 në zonën e ish-bllokut, duke mbetur vetë i plagosur së bashku me Eljo Haton dhe i vrarë Fabian Gaxha.