EMRI+FOTO/ Ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur, arrestohet i riu në Durrës

2 September 2022, 16:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI+FOTO/ Ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur, arrestohet  i
Jetmir Belushi

Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Në pranga është vënë shtetasi Jetmir Belushi, banues në qytetin bregdetar.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale "Ngacmimi seksual", shtetasin J. B., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur." thuhet në njoftimin e bluve të Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme në lidhje me rastin.

EMRI+FOTO/ Ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur, arrestohet  i


Video