EMRI/ Zbulohet se kush e porositi vrasjen e Selavdi Shelajt në vitin 2020

3 August 2022, 16:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Zbulohet se kush e porositi vrasjen e Selavdi Shelajt në vitin 2020
Vendi ku u vra Selavdi Shelaj

Autoritetet italiane kanë arrestuar personin që dyshohet se ka porositur vrasjen e shqiptarit Selavdi Shelaj, krim i regjistruar më 20 shtator të vitit 2020.

Në pranga është vënë shtetasi Giuseppse Molisso. Ai gjithashtu akuzohet edhe për vrasjen e dy vëllezërve Costantino, ngjarje që tronditi zonën e Alessandrinos në 13 korrik 2021.

Ekzekutimi i Selavdi Shelajt ndodhi në breg të detit në zonën e Torvajanicës në shtator të 2020-ës. Ai njihej ndryshe dhe si Simone, teksa sipas hetimeve dyshohet se shqiptarë është vrarë për hakmarrje pas pritës së 14 nëntorit tre vjet më parë ndaj Leandro Bennato, subjekt që besohet se është i afërt me Molisso.

Me kërkesë të prokurorëve të DDA-së, ushtria ka njoftuar një urdhër paraburgimi për Giuseppe Molisso. Autori është 40 vjeç dhe me origjinë napolitane, ndërsa rezulton tashmë i ndaluar për një çështje tjetër kriminale.


Video