Gjykata britanike ka dënuar me rreth 3 vite burg një shqiptar pasi është kapur në një "shtëpi bari" duke vaditur mbi 600 rrënjë kanabisi. Bëhet fjalë për shtetasin Aurel Cahani.
Mediat vendase raportojnë se ai ka tentuar t'i ikë policisë nga çatia e "shtëpisë së barit" por është prangosur pak minuta më vonë i fshehur në disa shkurre afër fermës së kanabisit.
Aureli Cahani kishte ardhur në Angli tre vite më parë për të punuar në ndërtim por kishte hasur vështirësi për të gjetur punë. Ai kishte takuar në një kafene në Londër, i cili i kishte ofruar të punonte në një fermë kanabisi.
Në këtë mënyrë, ai shkoi në Leicester për të jetuar pa qira në shtëpi, me ushqimin e paguar, ndërsa ujiste bimët e kanabisit, të cilat ndriçoheshin nga më shumë se 100 llamba të fuqishme. Kur oficerët e policisë së Leicestershire bastisën godinën, gjetën edhe shqiptarin i cili u arrestua pas tentativës për t’iu arratisur policisë. Sipas dosjes së prokurorisë, kanabisi i gjetur në shtëpinë e barit kishte një vlerë prej 300 mijë paund.
“Ai pranoi të vinte sepse i duheshin paratë. Merrte 1 mijë paund në muaj, ushqimin e kishte të siguruar po ashtu jetonte pa qira. Ndërsa në Londër ai ishte me pak para dhe në një situatë të dëshpëruar dhe kjo ishte arsyeja që ai pranoi të vinte në Leicester duke u gjendur në këtë situatë. Roli i vetëm që ai kishte ishte të ujiste bimët dhe se nuk e dinte se në çfarë situate ishte futur. Nëse do ta pyesim tani ai do të mendohej dy herë nëse do ta pranonte një punë të tillë”, është shprehur avokati i tij para gjykatës.
Aurel Cahani do të deportohet në Shqipëri pas përfundimit të dënimit me burg.