EMRI/ "Pa nga dritarja kur i fshehu nusja", denoncon qytetari në Belsh: Një polic më ka grabitur 30 mijë euro

20 December 2022, 19:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ "Pa nga dritarja kur i fshehu nusja", denoncon qytetari në
Foto ilustruese

Një qytetar nga Belshi ka denoncuar në Polici se një efektiv i ka grabitur 30 mijë euro gjatë një kontrolli në banesën e tij dhe të vëllait të tij.

Bëhet fjalë për shtetasin Andrea Gjini, dhe ngjarjsa dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në banesën e tij. Sipas Gjinit, Policia nuk ka marrë asnjë masë për këtë rast.

“Unë isha duke punuar në lokal dhe vjen shefi i zonës dhe më thotë se kemi për të bërë një kontroll në shtëpinë tënde dhe të vëllait tënd. Polici më ka grabitur 30 mijë euro gjatë kontrollit në banesë. Përjetuam terror nga kontrolli, fëmijët u trembën.

Burimi i të ardhurave është nga puna e vëllait në emigracion, pasi ai punon  në Greqi. Nusja e vëllait i fshehu lekët, por polici e pa nga dritarja. Kontrolli për arsye xhelozie se jemi njerëz punëtorë. Po na detyrojë të ikim nga Shqipëria”, mësohet të ketë thënë Gjini.


Video