Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident tragjik është regjistruar këtë të mërkurë në aksin rural Mamurras-Adriatik, ku një automjet ka përplasur një qytetar me biçikletë dhe më pas është larguar.
Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Anton Curraku, rreth 35 vjeç, ku mësohet se ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.