Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një 28-vjeçar shqiptar është dënuar me 9 muaj burg, pasi është kapur në një ‘fermë’ kanabisi në Britani.
Bëhet fjalë për Rifat Byberin, ngjarja ka ndodhur më 29 prill, në Stotfold, ku Byberi u kap brenda fermës me 212 bimë kanabisi.
Vlera e kanabisit shkon deri në 178 mijë euro, sipas autoriteteve britanike.
Gjatë seancës gjyqësore Byberi deklaroi se punonte si ‘ujitës’ i bimëve dhe se kishte ardhur në Britani para 1 viti e gjysmë, për një jetë më të mirë.
Më tej tha se kishte punuar në ndërtim. Sakaq pretendoi se është kërcënuar nga pronarët e fermës.