Aksident në Greqi, ndërron JETË i riu shqiptar!

6 November 2024, 09:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Greqi, ndërron JETË i riu shqiptar!
Ambulanca greke

Një 34-vjecar shqiptar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm pas një aksidenti automobilistik në Rodos të Greqisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.15, në rrugën “Akti Miaouli” në Paradeisi të Rodos.

Motorri që drejtohej nga Valter Vizani, 34 vjec nga Mbrostari i Fierit ka dalë nga rrugë në rrethana të paqarta duke shkaktuar vdekjen e të riut.

Hetimet për ngjarjen po i kryen stacioni policor i Ialisou.


Video