Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë-Krujë-Vorë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se automjet me drejtues shtetasin A. K., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Pëllumb Stafuka, 55 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, 55-vjeçari ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në afërsi të Urës së Gjolës, Fushë-Krujë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.