EMRAT+FOTO/ Kush janë personat që do çonin mbi 100 kg drogë në Turqi, u kapën në Kapshticë

3 August 2022, 17:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT+FOTO/ Kush janë personat që do çonin mbi 100 kg
Miço Rexhepis

Dy personat e arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës me 101 kg drogë mësohet se janë shtetasit Arben Marku, 45 vjeç, nga Fushë Krujë dhe Miço Rexhepis, 58-vjeç nga Tirana.

Ky i fundit ka patur rolin e shoferit të kamionit dhe është personi që shihni në foton e mëposhtme. Kanabisi i kapur në kamionin e tyre, sipas autoriteve policore kishte si destinacion Turqinë.

Marku dhe Rexhepis kishin modifikuar kamionin e markës “Scania” dhe e kishin futur lëndën narkotike në shufra plastike, në rimorkion e kamionit.

Arben Marku është punonjës i një kompanie private ushqimore, me qendër në qytetin e Tiranës, i cili dyshohet se ka ngarkuar në kamion bashkë me persona të tjerë kanabisin.

Ata u arrestuan në kuadër të operacionit "Restart". Në kuadër të këtij operacioni ka shkuar në 25 numri i të arrestuarve dhe është kapur në total 666.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate.



Video