EMRAT/ Plagosje me thikë në Rrëshen, agravon debati mes kushërinjve!

21 April 2023, 11:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ Plagosje me thikë në Rrëshen, agravon debati mes
Në foto: Napolon Gjoka 19 dhe Kledi Kaçi 20 vjeç

Debati mes dy kushërinjve sot në Rrëshen ka agravuar në përdorimin e thikave dhe plagosjen tyre. Të rinjtë, Napolon Gjoka 19 dhe Kledi Kaçi 20 vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin për arsye që ende nuk dihen.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një ditë të shenjtë për besimtarët shqiptarët, ku jepen mesazhe solidariteti dhe jo dhune. Si pasojë e dëmtimeve, ata ndodhen në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njoftimi i policisë Mirditë:

Në Rrëshen, shtetasit N. Gj. 19 vjeç dhe K. V. 20 vjeç ( kushërinj), dyshohet që për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht si dhe kanë plagosur me mjet prerës (thikë) njëri – tjetrin. 

Si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ndodhen në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video