EMRAT/ Kërcet arma në Dibër, plagoset një person, arrestohet autori

2 September 2022, 18:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ Kërcet arma në Dibër, plagoset një person, arrestohet
Foto ilustruese

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Peshkopisë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se 46-vjeçari Besnik Selxhaferi ka plagosur me armë zjarri 45-vjeçarin Agron Delishi. Krimi ka ndodhur rreth orës 17:55 pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia ka arrestuar menjëherë pas ngjarjes Selxhaferin, ndërsa Delishi është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video