Kastriot Reçi, biznesmen i njohur në zonën e Rrëshenit, mbeti i vrarë me snajper mëngjesin e 7 janarit 2020.
Ai u qëllua me një plumb në zemër para lokalit të tij, në qendër të qytetit.
Autori ende nuk është ndaluar nga Policia, e cila ka vendosur një shpërblim prej 20 milion lekësh për këdo që jep informacion.
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar në “Opinion” se dispononte foton e një snajperisti të rrezikshëm që dyshohet se ka marrë pjesë në atentatin e Kastriot Reçit.
Gjithashtu, ajo pohoi se ky shtetas dyshohet se ka gisht dhe në atentatin ndaj Ardian Çapjas në Elbasan.
“Kam foton e një prej snajperistëve më të rrezikshëm në Shqipëri. Është marrë nga vendet e huaja, nuk jeton në Shqipëri por Kosovë. Dyshohet për atentatin ndaj Ardjan Çapjas dhe Kastriot Reçit. Është identifikuar nga një tatuazh që mban në krah. Snajperi është modifikuar në Kosovë. S’ja themi dot emrin se nuk ka akuzë”, tha Lala.