Ekstradohet nga Gjermania një nga truprojat e Saimir Tahirit

1 April 2022, 12:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekstradohet nga Gjermania një nga truprojat e Saimir Tahirit
Dy truprojat dhe Saimir Tahiri

Është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, Hekuran Marku, një nga truprojat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Marku u arrestua gushtin e kaluar në Gjermani në operacionin anti-drogë “Shpirti”, pasi ishte ishte shpallur në kërkim. Në të njëjtën kohë u arrestua në Francë edhe ish-truproja tjetër i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Paul Deda.

Marku dhe Deda akuzohen se gjatë kohës që kanë shërbyer si truproja të ministrit Tahiri kanë trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë./ A2

 


Video