Eksperti i kriminologjisë paralajmëron Policinë e Shtetit: Hapni sytë, ja si banditët po e përdorin Netflix-in

15 August 2022, 20:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Eksperti i kriminologjisë paralajmëron Policinë e Shtetit: Hapni
Eksperti i kriminologjisë paralajmëron Policinë e Shtetit: Hapni sytë, ja si banditët po e përdorin Netflix-in

Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka paralajmëruar Policinë e Shtetit të rrisë vigjilencën në lidhje me përdorimin e platformës Netflix, për shkëmbimin e mesazheve mes grupeve kriminale.

Përmes një postimi në Facebook Karamuço shkruan se taktikat e reja kriminale kanë përfshirë dhe Netflix, duke bërë që mesazhet e banditëve të përcillen nga Ekuadori, në Holandë e më pas në Tiranë përmes kësaj platforme.

“Policia e Shtetit të hapë sytë. Studimet e reja mbi taktikat kriminale kanë përfshirë edhe Netflix në llogaritë e komunikimit midis grupeve keqbërëse. Logove të një llogarie në Netflix nuk ju shkruhen emrat, por mesazhet e banditëve. Njëri në Ekuador, tjetri në Hollandë dhe i fundit në Tiranë janë shumë komod të komunikojnë pa u pikasur fare”, shkruan Karamuço.


Video