EKSKLUZIVE/ Edi Rama niset për në SHBA, do marrë pjesë në dasmën e Aleks Soros, djalit të George Soros

12 June 2025, 13:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EKSKLUZIVE/ Edi Rama niset për në SHBA, do marrë pjesë
Edi Rama dhe Aleks Soros dhe e fejuara e tij Huma Abedin

Ky 12 qershor shënon dhe 34 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. 

Por, ndryshe nga vitet e tjera, në këtë datë të shënuar për këtë forcë politike nuk është programuar asnjë aktivitetin festiv, kjo dhe për shkak të mungesës së liderit të socialistëve.

Edi Rama është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vox News mëson se arsyeja e vizitës së kryeministrit në SHBA është pjesëmarrja në dasmën e Aleks Soros, djalit të miliarderit George Soros, i cili do të martohet më 14 qershor me Huma Abedin.

Ndërkohë, sa i përket festës së socialistëve, pritet të mbahet kur Rama të kthehet në Shqipëri.

©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 


Video