E rëndë në Mallakastër, i riu vret me sende të forta babain e tij

25 August 2022, 22:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Mallakastër, i riu vret me sende të forta
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mallakastër, ku djali ka vrarë babain e tij.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se djali, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka sulmuar të atin duke e qëlluar me sende të forta. Për pasojë 73-vjeçarin ka ndërruar jetë.

“Sot, rreth orës 21:30, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi M. M., 30 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M., 73 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendngjarja”, bën me dije policia.


Video