Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, shqiptarja Edlira Aliçka humbi jetën pasditen e djeshme, pasi u përfshi në një aksident automobilistik.
55-vjeçarja po udhëtonte me makinën e saj tip “Mercedez A-Class” kur papritur në rrethana ende të paqarta u përplas me një Audi A6, ku për pasojë të dyja mjetet kanë përfunduar në fushën poshtë rrugës.

Trupi i pajetë i gruas mbeti i bllokuar në kabinë, pas përmbysjes së makinës, teksa vlen të theksohet se u desh ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë të mundur nxjerrjen e tij pas rreth 2 orësh.

Rruga provinciale 34, në zonën ku ndodhi aksidenti u shpall e pakalueshme për qarkullimin e mjeteve, si pasojë e shumë aksidenteve tjera të mëparshme në po këtë zonë. Të gjitha makinat që kalonin më parë në atë zonë, tani do të kalojnë në rrugët fqinje./Il Dolomiti