E rëndë në Durrës, var veten një 42-vjeçar

29 July 2022, 19:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Durrës, var veten një 42-vjeçar
Foto ilustruese

Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të premte në qytetin e Durrësit. Viktima është shtetasi me iniciale E. Gj.

Sipas policisë së qytetit bregdetar, ai dyshohet se ka varur veten. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të Durrësit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video