E rëndë/ Motori del nga rruga, humb jetën drejtuesi

4 July 2022, 15:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë/ Motori del nga rruga, humb jetën drejtuesi
Foto ilustruese

Një aksident me vdekje është regjistruar këtë të Hënë në Lushnjes.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi Th.Ç., 67 vjeç, banues në Krutje, duke drejtuar motomjetin tip “Lifan”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40  në fshatin Zhym. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga, shtuan të njëjtat burime.


Video