Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e djeshëm në Durrës. Një automjet ka përplasur një këmbësore rreth moshës 30–35 vjeçe, e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se kanë arrestuar drejtuesin e mjetit, shtetasin Dh. R., 68 vjeç, banues në Tiranë. Edhe pse kanë kaluar mbi 24 orë, autoritetet policore ende nuk e kanë identifikuar viktimën.
Materialet procedurale për arrestimin e shoferit i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.