E pazakontë / Fëmijës i ngec dora në tubin e pishinës në Shkodër, shpëtohet nga zjarrfikësit (Pamjet)

31 July 2023, 21:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E pazakontë / Fëmijës i ngec dora në tubin e pishinës
Momenti kur fëmija shpëtohet nga pishina

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një pishinë në Shkodër, ku një fëmijë 10-vjeçar është bllokuar pasi i ngeci dora në tubin e pishinës.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të qytetit, të cilët kanë arritur ta lirojnë djalin pa asnjë dëmtim në krah duke e dërguar më pas në spital.

Fëmija është larguar me barelë, teksa në dorë ka patur ende një pjesë të tubit. Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka falenderuar zjarrfikësit në një postim në Facebook.

"Dua të falenderoj nga zemra ekipin e zjarrfikësve të bashkisë sonë dhe asaj të Vaut të Dejës!

Dita e sotme nuk ka qenë e lehtë për punonjësit e zjarrfikëses. Pas angazhimeve në shuarjen e zjarreve në dy zona, pasditja i ka gjetur në një tjetër situatë të vështirë. Një djalë 10 vjeçar ka mbetur i bllokuar në një nga pishinat e një biznesi privat. Dora e tij ka mbetur e bllokuar në tubin fundor të pishinës, ku forcat e zjarrfikëses kanë ndërhyrë për të zbrazur në kohë pishinën, si dhe për të nxjerrë fëmijën pa dëmtuar krahun e tij. Falë punës e sacrificës së tyre, sot kanë arritur të fitojnë në emër të jetës! Faleminderit shumë, të gjithëve", është shprehur ai.


Video