Dy humbje jete janë regjistruar nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se viktimat janë një qytetar nga Vlora 59 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 93 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar dhe 147 raste të reja pozitive me virus. Më konkretisht: 61 në Tiranë, 14 në Fier, 11 në Lushnje, 10 në Durrës, 8 në Berat, nga 6 qytetarë në Vorë, Divjakë, Gramsh, 4 në Pogradec, nga 3 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Tropojë, Devoll, nga 1 qytetar në Lezhë, Vlorë, Selenicë, Kolonjë, Dimal.
Në 24 orët e fundit kanë fituar betejën me Covid-19 dhe 441 pacientë të tjerë.
Aktualisht në vendin tonë janë 3,640 qytetarë aktivë me Covid19, ku në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Statistika (4 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 147
Të shëruar në 24 orë 441
Të shtruar në spitale 23
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 442
Testime totale 1,854,603
Raste pozitive 282,837
Raste të shëruara 275,693
Raste Aktive 3,640
Humbje jete 3,504
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,399
Fier 323
Durrës 192
Vlorë 178
Shkodër 107
Lezhë 101
Berat 92
Gjirokastër 91
Elbasan 83
Korçë 42
Dibër 24
Kukës 8