Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një protestë qytetare është paralajmëruar të zhvillohet ditën e nesërme në orën 10:00, përpara ambienteve të SPAK.
Njoftimi është bërë përmes një posteri të publikuar në rrjetet sociale nga organizatorët, të cilët e cilësojnë tubimin si një “protestë paqësore qytetare”.
Në poster, organizatorët përcjellin mesazhin “Drejtësia nuk duhet të vonojë”, ndërsa theksojnë edhe parimin “Askush mbi ligjin”.

Sipas njoftimit, tubimi do të nisë në orën 10:00 pranë SPAK, ndërsa organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestë.