I lirë apo në burg? Më 4 shkurt vendoset fati i Samir Tahirit

31 January 2022, 16:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I lirë apo në burg? Më 4 shkurt vendoset fati i Samir Tahirit
Sajmir Tahiri, ish Ministër i Brendshëm

Gjykata e Posaçme e Apelit do të vendosë më 4 shkurt në orën 13:00 për fatin e Saimir Tahirit dhe Jaeld Çelës. Në seancën e mbajtur këtë të hënë, SPAK i qëndroi pretencës për t’i dënuar me 12 vite burg, ndërsa Tahiri dhe avokatët e tij kërkuan rrëzimin e akuzës me arsyetimin se nuk ka prova të reja.

Tahiri përfiton ulje të 1/3 të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Në Gjykatë kanë ikur disa herë dritat, duke e lënë sallën për disa minuta në errësirë. Vendimi më 28 shtator i Gjykatës së Lartë e riktheu për rigjykim çështjen me trupë të re drejtuese.

Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në Shkallën e Parë. Më pas ish-ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e riktheu çështjen për rigjykim, por në Apelin e Posaçëm.

Tahiri akuzohet për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Akuza e argumentuar nga prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015.


Video