Dogji të gjallë Menduhun në Dajt/ Del foto e djalit të Marjetës, shok me të 'dashurin' e mamasë 'Faikun': S’jam shefi yt

20 December 2022, 12:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dogji të gjallë Menduhun në Dajt/ Del foto e djalit të
Faik Stojnës

Janë publikuar fotot e Besmir Karajt, djalit të Marjeta Karajt i cili ka vrarë në makabër Menduh Kurtdedën. Në foto ai shihet krah burrit të mamasë, Faik Stojnës.

Dogji të gjallë Menduhun në Dajt/ Del foto e djalit të

Siç edhe është raportuar më herët Besmiri punonte si shofer, shpërndarës mallrash në biznesin e Faikut dhe kishin një raport të mire.

Kjo mund të kuptohet edhe nga fotoja që Besmiri ka publikuar së bashku me Faikun ku shkruan “me shefin”, e ndërsa ai i përgjigjet “unë nuk jam shefi jot, por miku më jot deri në infinit”.

Kujtojmë se për zbardhjen e krimit makabër të ndodhur në 2017, Menduh Kurtdeda, i cili u rrah dhe u dogj i gjallë në Dajt, ka ndihmuar dëshmia e Faiks Stojnës, ish i dashuri i Marjeta Karajt. 

Atij i ishte rrëfyer gjithçka nga Marjeta dhe djali i saj, Besmiri. Ky i fundi punonte si shofer, shpërndarës mallrash në biznesin e Faikut dhe kishin një raport të mirë, aq sa për t’i rrëfyer një krim kaq makabër.

Vrasja ndodhi në maj të 2017, e ndërsa zhvarrosja e trupit të viktimës është bërë në 10 shkurt të 2021. Kjo pasi familjarë të viktimës kanë dëshmuar për policët që i afërmi i tyre kishte protezë dhe kjo ka shërbyer si spunto për autoritetet që të bëjnë analizat e ADN-së. Mostra i është marrë 2 djemve të Menduhut, Mareglenit dhe Andreas, si edhe vëllait të viktimës Musait.

Në përfundim rezultoi se trupi i pajetë i gjetur është i Menduh Kurtdedës. Dëshmitë e Faik Stojnës dhe Gazmir Ngotës se Menduhu i kishte një borxh Marjeta Karajt, i ka orientuar hetimet në këtë pistë e ku në fund rezultoi se kjo shumë prej 1 mln lekësh, ishte shkaku i vrasjes në mënyrë makabre të 61-vjeçarit.



Video