Ditën e djeshme u mbajt protesta e parë për rritjen e çmimit të karburantit.
Organizatorët bënë me dije se protestat do të vijojnë çdo ditë, duke paralajmëruar grumbullime edhe në qytetet e tjera.
Ditën e sotme në orën 17:00 do të ketë protesta në të gjitha qytetet dhe lajmërimet nuk kanë munguar në rrjetet sociale.
Dhe cila është mënyra për të pasur sa më shumë protestues?
Përgjigjen e dinë më së miri shkodranët. Për protestën e thirrur në këtë qytet, ata kanë ‘ftuar’ disa nga emrat më të njohur të showbiz-it shqiptarë.
Bora Zemani, Donald Veshaj, Beatrix Ramosaj, janë disa nga personazhet në posterin që po qarkullon në rrjetet sociale.
“Do të jemi afër bashkisë Shkodër, kemi VIP-at, për rininë që ka dëshirë me na u bashku. Ju presim, të protestojmë për rritjen e çmimeve!”, thuhet në njoftim.
Natyrisht që këta emra nuk do të jenë realisht pjesë e protestës, por posteri ka pasur për qëllim të ironizojë çështjet më të rëndësishme, sidomos për brezin e ri. Duke ditur reagimin që publiku ka për këta personazh, ata i kanë bërë pjesë të posterave të tyre.
E për të parë reagimin që kjo ironi ka pasur, mbetet për t’u parë.