Deportuan shqiptaren pavarësisht se ishte shtatzënë, qeveria islandeze pranon fajin dhe e dëmshpërblen

24 June 2022, 19:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deportuan shqiptaren pavarësisht se ishte shtatzënë, qeveria
Deportuan shqiptaren pavarësisht se ishte shtatzënë, qeveria islandeze pranon fajin dhe e dëmshpërblen

Islanda i ka paguar dëmshpërblim një gruaje azilante shqiptare që u deportua, ndërsa ishte në muajin e nëntë të shtatzanisë.

Qeveria islandeze ka pranuar përgjegjësinë në deportimin e 26-vjeçares shqiptare në vitin 2019 e cila ishte shtatzënë dhe personeli mjekësor kishte këshilluar kundër deportimit të saj si pasojë e gjendjes shëndetësore.

Familja në fjalë u mor nga policia në Nëntor të 2019 dhe iu njoftua se duhej të deportohej. Gruaja e familjes pasi u vizitua në një spital lokal mori certifikimin se ishte e paaftë për të udhëtuar. Për më tepër, çështja e familjes ishte ende në pritje të shqyrtimit dhe një vendimi përfundimtar nga Bordi i Apelit të Emigracionit.

Në fund, një mjek që punonte në emër të Drejtorisë së Emigracionit pretendoi se gruaja ishte në gjendje mjaft të mirë për t’u larguar dhe e gjithë familja, babai, nëna 9 muajshe shtatzënë dhe fëmija dy-vjeçar, u arrestuan dhe u dërguan në aeroport.

Rasti shkaktoi reagim të fortë nga përfaqësues fetarë, Drejtoria e Shëndetësisë, por edhe anëtarë të parlamentit. Të mërkurën u pranua zyrtarisht pranimi i përgjegjësisë nga qeveria. Sipas tyre, vendimi i mjekut të Drejtorisë së Emigracionit ishte në shkelje të ligjit.

Avokatja e shqiptares, konfirmoi pranimin e përgjegjësisë, por nuk zbuloi se sa para do të paguajë shteti islandez ndaj familjes shqiptare.

“Shpresojmë që ky incident të zgjojë qeverinë islandeze dhe të marrë në konsideratë e të sigurojë trajtim njerëzor të atyre individëve që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare në këtë vend. Duket se ndonjëherë harrojmë që po flasim për njerëz, individë i ne, të cilët janë në nevojë të madhe”, tha avokatja Claudia Ashonie Wilson.


Video