Dënohet me 2.4 vite burg ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe

29 July 2022, 18:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dënohet me 2.4 vite burg ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe
Fatos Tushe

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg nga GJKKO, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të qendrojë pas hekurave vetëm 2 vite e 4 muaj.

Po ashtu Tushes i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vitet e ardhshme. Tushe është shpallur fajtor ër akuzën për "shpërdorim detyre".

Tushe u arrestua në fillim të korrikut të vitit të shkuar gjatë një operacioni të ndërmarrë me urdhër të SPAK pas abuzimit me tenderin e një kanali vaditës.

Nga ana tjetër, Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë, është dënuar me 3 vite burg, por dënimi i është ulur në 2 vite burg, dhe po ashtu do të duhet të qëndrojë larg funksioneve publike për 5 vite.

Zëvendëskryetari Gentian Nushi është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg, masë e cila është ulur në 1.8 burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike

Ndërsa Leonard Sefa është dënuar me 2 vite e 3 muaj burg dhe i është ulur dënimi në 1.6 vite burg si dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.

Gjithashtu janë dënuar dhe shtetasit:

Blerat Turku me 1 vit e 4 muaj burg  dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.

Bardhi Mehilli me 2.3 burg, ulet në 1.6 burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.

Ilva Billo me 1.6 burg, ulet 1 vit burg dhe 5 jashtë funksione publike.

Gazmend Çela me 2.6 burg, ulet në 1.8 muaj burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.

Margarita Gjermeni me 2 vite burg, ulet në 1.4 burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.

Xhemal Hasku 2 vite burg, ulet në 1.4 burg dhe 5 vite jashtë funksione publike.


Video