Del VIDEO/ Momenti kur policia rrethon laboratorin e drogës në Frakull, si u zbuluan 430 kg kokainë mes plehut kimik

25 November 2022, 14:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Del VIDEO/ Momenti kur policia rrethon laboratorin e drogës në
Aksioni

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e megaoperacionit antidrogë të koduar “Konsistenca”, ku u zbulua një laborator droge në fshatin Frakull të Fierit.

Siç duket dhe nga pamjet me dron, është momenti kur policia zbarkon në banesën e Viktor Çervanakut, e cila ishte kthyer në një ambient ku përpunohej lënda narkotike, si dhe në ambientet e jashtme duket thasët me pleh kimik.

Uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 24 ton pleh kimik, rreth 600 thasë brenda të cilëve kishte të fshehur kokainë dhe fishekë. Sipas prokurorit të çështjes, brenda saj dyshohet se ekzistojnë rreth 430 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila referuar shitjes në tregun me pakicë vlera e saj kap shifrën rreth 40 milionë euro.

Në pranga u vunë shtetasit: Viktor Çervanaku; Zenel Çervanaku; Denson Çervanaku; Enxhi Ferhati; Nikolin Gjolena; Klajdi Vrioni (Kodra); Julian Malaj; Redion Meshi; Bledar Matoshi; Marildo Rona.

Në kërkim është një shtetas kolumbian i cili do të bënte pastrimin e kokainës nga plehu, të mbushur në thasë për t’u kamufluar.


Video