Dalin fotot, këta janë dy efektivët që u qëlluan me 5 plumba sot në Vlorë

2 September 2022, 21:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dalin fotot, këta janë dy efektivët që u qëlluan me 5
Nako Mehmetaj dhe Anxhelo Breshani

Dy personat që shihni në fotot e mëposhtme janë efektivët Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj, të cilëve iu bë atentat mbrëmjen e sotme në lagjen "Partizani" në Vlorë, por fatmirësisht shpëtuan pa lëndime.

Ata u qëlluan në lëvizje teksa po udhëtonin me mjetin e tyre tip "Audi" nga një person ende i paidentifikuar që po udhëtonte me një automjet tip “Volkswagen”.

Policia gjeti në vendin e ngjarjes 5 gëzhoja, teksa autori dyshohet se është larguar në drejtim të Lumit të Vlorës.

Dy të rinjtë po ktheheshin nga palestra, teksa në dëshminë para kolegëve kanë thënë se nuk kanë konflikt me askën dhe se dyshojnë se ngjarja ka ndodhur për shkak të një parakalimi.

Gjithsesi, policia po heton mbi dy pista dhe atë për shkak të detyrës por dhe mbi konfliktet personale të dy të rinjëve.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Anxhelo Breshani është me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë, ndërsa Nako Mehmetaj me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë.



Video